​Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumentit në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Njësia Rajonale-Mitrovicë Jug, më 06.07.2022 kanë pranuar një informatë, të cilën më pas e kanë trajtuar në aspektin policorë.

Policia ka njoftuar se, veprimet policore janë ndërmarrë nën dyshimin se në procedurën e ndërmjetësimit, në mënyrë të kundërligjshëm, janë shitur 30 prona (vera e një prone nga pesë mijë deri në shtatë mijë euro), prona këto të komuniteteve RAE në Mitrovicë.

“Në bazë të dëshmive të mbledhura dhe intervistave të zhvilluara, hetuesit policorë kanë ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit E.B. dhe A.D., kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i dokumentit’. Me që të dyshuarit gjendeshin jashtë vendi, të njëjtit kanë qenë në kërkim policor deri sot, më 18.01.2023, kur i dyshuari A.D., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinje, është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në ndalje deri në 48 orë. Vlen të ceket se: A.D. dhe E.B., dyshohet se kanë kryer veprat penale “falsifikim i dokumenteve”, ndërsa avokati B.K., dhe ndërmjetësuesi E.J., kanë kryer veprat penal “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...