Pamje/ Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, një person merr lëndime serioze

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllaviçicë. Si pasojë e aksidentit lëndime serioze ka pësuar një person i cili është dërguar me urgjenë në spital për trajtim mjekësor.

Këto informacione i dha për Gazetën Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Pejës.

“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht  në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në mergjencën e Spitalit Rajonal”, tha Gashi për Gazetën Express.

Ndërkohë, Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...