Prizren, policia sekuestron një veturë, armë gjuetie dhe tri thika

PUBLIKUAR

Policia sot në Prizren e ka sekuestruar një pushkë gjuetie, tri thika dhe një automjet.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky operacion është bërë në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme.

Sekuestrohet një pushkë gjuetie, tre thika dhe një automjet në Prizren

“Policët e hetues e kanë ndaluar automjetin dhe e kanë vërejtur se ngasësi i automjetit kishte në posedim  një pushkë gjuetie  me 15 fishekë, si dhe tri thika. Pas kontrollimit të dokumenteve, rezulton se i njëjti nuk posedonte leje për armët në fjalë”.

“Gjithashtu, gjatë verifikimit të dokumentacionit u konstatua se i njëjti nuk e kishte të regjistruar e as të doganuar automjetin e tij, tip Hondai. Arma dhe 15  fishekë, tri thika dhe automjeti janë sekuestruar nga policia”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...