Steven Gerrard, një nga kandidatët për të drejtuar kombëtaren e njohur evropiane

PUBLIKUAR

Steven Gerrard mund të fillojë një aventurë të re, duke drejtuar Kombëtaren e Polonisë.

Trajneri anglez është njëri prej kandidatëve për të udhëhequr polakët në vazhdim, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës polake, “Meczyki”, Gerrard ka zhvilluar bisedime me Federatën e Futbollit të Polonisë për këtë pozitë.

Nëse arrihet marrëveshja, 42-vjeçari do të bëhej pasardhës i Czeslaw Michniewicz, me të cilin Federata polake ndërpreu bashkëpunimin shkaku i rezultateve jo të mira në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndërkaq, Gerrard është trajner i lirë që nga tetori i vitit të kaluar – kur u shkarkua nga Aston Villa për shkak të rezultateve të dobëta.

Steven Gerrard më herët ka udhëhequr edhe Rangersin, teksa ka qenë trajner edhe tek të rinjtë e Liverpoolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...