Vëllai i rojës së vrarë në “Bon Vivant”: I shokuar nga vendimi i gjykatës, do të ankohem

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar sot me 25 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasjen në “Bon Vivant”.

I akuzuari kryesor për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe me  njëmijë e 500  euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vjetësh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Mirëpo vëllai i viktimës, Rrahim Uka, është shprehur i pakënaqur me këtë aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai ka treguar se do të paraqesë ankesë për ankimuar aktgjykimin e shpallur sot.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...