Arteta tregon se si është duke shkuar rikuperimi i Gabriel Jesus

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka thënë se rikuperimi i Gabriel Jesus pas operimit të gjurit po shkon mirë – por ka tërhequr vërejtjen se kthimi i tij ende është larg.

Braziliani ka operuar gjurin në dhjetor pasi që mori një lëndim gjatë kohës sa ishte në detyrë me Brazilin në Botërorin e Katarit.

Arsenali ka hezituar të tregojë ndonjë datë për rikthimin e tij, por në një postim të tij në rrjetet sociale sulmuesi tregon se ka hequr patericat dhe tani ai mund të ecë pa to, duke ngritur moralin e tifozëve të Arsenalit që ai mund të kthehet së shpejti.

Arteta i ka zbutur këto pritshmëri, megjithatë, duke lënë të kuptohet që 25 vjeçarit ende i duhet kohë që të rikuperohet.

“Shërimi i tij po përparon mirë”, tha shefi i pankinës së Arsenalit. “Ai është duke punuar shumë, është në rrugën e duhur sa i përket kohës që ne mendoj, por ende është shumë larg rikthimit”.

Mungesa e Jesus ka përshpejtuar nevojën e Arsenalit që të përforcojë opsionet e tyre në sulm këtë muaj derisa ata janë afër arritjes së një marrëveshje me Shakhtar Donetsk për yllin e tyre Mykhailo Mudryk.

“E dini që nuk mund të flas për futbollistë të tjerë”, tha Arteta, pasi që u pyet për Mudryk. “Ne kemi interes për të përmirësuar ekipin në ato pozita ku ka mungesa dhe ku ka lëndime. Ne po përpiqemi si klub. Ne jemi duke u përpjekur që ta përmirësojmë ekipin në këtë merkato”.

Topçinjtë do të udhëtojnë në Tottenham për ta luajtur njërin prej derbive më të vjetër në Londrën Veriore. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...