“Zyrtari i larte amerikan Chollet kerkoi dje nga Serbia te vendos sanksione kunder Rusise. Tash duhet edhe BE-ja ta kushtezoj Serbine, duke ia bere te qarte se do ta ndal integrimin e Serbise ne BE nese nuk vendos sanksione kunder Rusise. Keto dy politika te qarta amerikane dhe evropiane do ti hapin rruge marreveshjes finale me njohje reciproke! Pa u shkeputur nga Rusia, Serbia do te mbetet problemi i Ballkanit!” , ka shkruar Tahiri.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet gjatë javës ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd.
Në Serbi u raportua se Chollet pas takimeve me zyrtarët e lartë shtetërorë ka kërkuar edhe njëherë që të sanksionohet Rusia, që është shtet aleat i Serbisë. /Express/