Roma në çerekfinale të Kupës së Italisë

PUBLIKUAR

Roma e ka mposhtur me rezultat minimal Genoan për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.  Paulo Dybala (64’) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje

Roma do të luajë në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi që sonte ka mposhtur Genoan me rezultat 1-0.

Kërcënimi i parë në këtë ndeshje për gol erdhi në minutën e 21-të kur Martinez pasoi mirë të Abraham i cili goditi por portieri priti për ta devijuar topin në goditje nga këndi.

Pellegrini i Romës bëri një goditje të mirë në portë në minutën e 33-të, por topi përfundoi mbi portë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë Roma ishte më këmbëngulëse dhe për herë të parë rrezikoi golin në minutën e 54-të me Dybala.

Nëse herën e parë dështoi, Dybala këtë nuk e bëri në herën e dytë.

Ai mori një top të mirë nga Zaniolo në zonë për të depërtuar me thellë. Argjentinasi do të godiste topin me të majtën e tij duke shënuar kështu golin e vetëm në këtë takim në minutën e 64-të.

Pas golit, Roma kontrolloi mirë ndeshjen dhe Genoa ishte e pafuqishme për ta barazuar rezultatin.

Kështu, Roma e Jose Mourinhos kalon në çerekfinale ku do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Napoli – Cremonense. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...