Bennacer rinovon kontratë të re me Milanin

PUBLIKUAR

Ismael Bennacer ka nënshkruar kontratë të re me Milan, duke e rinovuar kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2027

Mesfushori 25 vjeçar nga Algjeria ju bashkua Kuqezinjve në verën e vitit 2019 nga Empoli për 17.2 milionë euro dhe është bërë njëri prej lojtarëve kyç të Stefano Piolit me skuadrën nga kryeqyteti i Lombardisë. Bennacer është njëri prej futbollistëve kryesor ku ka formuar  një partneritet tepër të mirë në mesfushë me Sandro Tonali.

Siç është konfirmuar nga klubi, Bennacer tani ka nënshkruar rinovim të kontratës me Milan, ku do të jetë me ta deri në qershor të vitit 2027. Kontrata e re do të bëjë që ai të fitojë 4.2 milionë euro neto në sezon plus 300 000 të tjera bonuse. Klauzola prej 50 milionë euro mund të jetë aktive vetëm në verën e vitit 2024.

Bennacer ka bërë 129 paraqitje në të gjitha garat për Milanin, duke shënuar katër gola dhe duke bërë tetë asiste. Ai ka zgjuar interesim tek një numër i madh i klubeve në Europë, por më së shumti e pëlqen Liverpool dhe Manchester United. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...