Vjedhje e rëndë në Podujevë, kapet hajni në flagrancë – policia tregon inicialet dhe moshën e tij

PUBLIKUAR

Mbrëmë nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Xhemail Mustafa”, në Podujevë.

Sipas policisë, ai dyshohet se gjatë natës së kaluar me forcë kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1250 euro,

I njëjti është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë.

“Personi i dyshuar A.H, mashkull,3 7 vjeç, është dërguar në mbajtje. I njëjti për veprën vjedhje e rëndë dhe disa vjedhje të tjera ku dyshohet të jetë i përfshirë, do të intervistohet sot për shkak se pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezuluar i dehur”, njofton policia.

 

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...