Vdes avokati kosovar

PUBLIKUAR

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në moshën 64-vjeçare avokati Hajrip Krasniqi, raporton Express.

Sipas OAK, varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 14:15.

“Sot me datë 10.01.2023, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e shquar të saj, Kryetarin e Degës Regjionale në Prizren, z. Hajrip Krasniqi. Oda e Avokatëve të Kosovës, duke qenë shumë krenare me veprën dhe kontributin e dhënë nga z. Krasniqi, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë kolegëve të tij. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër (E mërkurë) me datë 11.01.2023 në ora 14:15 (pas namazit të ikindisë), në varrezat e qytetit në Prizren”, thuhet në njoftim.

Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbaj mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e Krasniqit, nesër, në ora 12:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...