Limaj: Rezoluta 1244 lehtë mund të fuqizohet në një pjesë të territorit

PUBLIKUAR

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Rezoluta 1244 lehtë mund të fuqizohet në një pjesë të territorit të Kosovës, raporton Express.

Duke folur për situatën në veri, Limaj në Pressing të T7 ka thënë se Kryeministri Albin Kurti e ka kthyer situatën në atë që ka qenë para vitit 2008.

“Situatën na e ka kthy para 2008’ës. Kosova, një pjesë të Kosovës është duke u kthy një lloj, rezoluta 1244. Bile për fat të keq, me kërkesë të Qeverisë sonë. Me kërkesë të Qeverisë sonë, jemi duke i kthy institucionet që gati janë pas largu nga Kosova… A e dini se ka mundësi me u ba protektorat mrena protektorati. Kosova ka qenë një lloj protektorati dikur. Për mua, për juve, Kosova ka qenë e lirë, në mendjen tonë dhe shpirtin tonë edhe e pavarur, por për botën Kosova ka qenë protektorat i Jugosllavisë, mrena territorit të Jugosllavisë. Në 99’ën po flas, kur erdhën UNMIK’u. A e di që brenda këtij shteti mundet me t’u kriju protektorat në një zonë? A e di që mundet me t’u fuqizu rezoluta 1244 vetëm për një zonë, vetëm për një pjesë të territorit të Kosovës?”, ka deklaruar Limaj.

“Unë po frigohna që rezoluta 1244 lehtë mundet me u fuqizu për një pjesë të territorit të Kosovës”, ka thënë Limaj./Express

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...