Një vit në krye të ambasadës amerikane, Hovenier: Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të mbështetur Kosovën

PUBLIKUAR

Një vit më parë, 10 janar 2022, Jeff Hovenier zyrtarisht ka pranuar detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Atë ditë ai ia pati dorëzuar kredencialet presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

E në përvjetorin e parë në krye të ambasadës, Hovenier ka thënë se ndihet krenar që është pjesë e përpjekjeve amerikane gjatë dekadave për ta mbështetur Kosovën.

“Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për ta mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i SHBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë”.

“Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar ai në Twitter

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...