Policia jep detaje për aksidentin në Ulpianë ku u godit një vajzë

PUBLIKUAR

Pak më parë IndeksOnline raportoi për një aksident trafiku në lagjen Ulpiana, ku një një veturë kishte goditur një këmbësor.

Sipas raportit të policisë, vajza e aksidentuar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Kurse ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

”Rreth orës 16:40  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, ka njoftuar për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...