Kurti takohet me një delegacion të Aleancës pёr Shqiptarët

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti, nё takim delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut, kryesuar nga kryetari Arben Taravari.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se, në takim u theksua se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm dhe se Kosova mbetet e angazhuar për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të raporteve të mira me fqinjët dhe aleatët e saj.

“U bisedua për raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, avancimin e mëtejmë të tyre dhe të fqinjësisë së mirë. U potencua rëndësia e rritjes së cilësisë së pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik tё shqiptarëve nё Maqedoninë e Veriut, si dhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit e të bashkërendimit”, thuhet në njoftim.

Në takim morën pjesë edhe Artina Qazimi, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elmi Aziri, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Avni Dehari, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njëherit nënkryetar i Grupit të Miqësisë i Kuvendit të Republikës së Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...