Plagosja e dy të rinjve serbë, Sadiku: Shumë figura publike reagojnë për likes në rrjetet sociale

PUBLIKUAR

Analisti, Ermal Sadiku, ka thënë në Pressing në “T7” se shumë figura publike shkruajnë për like dhe komente nëpër rrjetet sociale, referuar reagimeve për plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë, ditë më parë.

Sadiku e ka dënuar një akt të tillë, por thotë se reagimet pa i pasur të gjitha informacionet kanë për qëllim për të qenë në qendër të vëmendjes.

“Duke e përfshirë edhe vetën shumë reagime po bëhen në moment pa i pasur të gjitha informacionet. Kjo për të arritur më shumë like e komente në rrjetet sociale”, ka thënë Sadiku.

Sadiku po ashtu ka thënë se shqiptarët rrethohen nga disa etni që e sfidojnë ekzistencën e Kosovës.

“Ne nuk jemi të rrethuar me danezë dhe suedezë që këto problemet etnike i kanë kaluar vite më parë”, ka thënë Sadiku. /Express

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...