A do të kthehet problematiku Lukaku në Chelsea sezonin e ardhshëm?

PUBLIKUAR

Sipas La Gazzetta dello Sport, qëndrimi i Romelu Lukaku në Inter pas 2023-ës nuk është i garantuar pasi që klubi dhe Simone Inzaghi janë të zhgënjyer me të

Lukaku është përballur me lëndime këtë sezon dhe nuk pritet që të jetë titullar në ndeshjen për Copa Italia kundër Parmës për shkak të një problemi të ri me një lëndim në gju.

Lukaku ka shënuar vetëm dy gola në tetë paraqitje këtë sezon dhe luajti në pjesën e dytë në ndeshjen që Interi barazoi me Monzan të shtunën me rezultat 2-2.

Sipas Gazzetta, drejtorët e Interit janë duke bërë vlerësimet e tyre dhe qëndrimi i Lukaku në klub pas 2023-ës nuk është i garantuar.

Gjigantët e Serie A investuan rreth 20 milionë euro për ta kthyer sulmuesin nga Chelsea verën e kaluar, duke marrë parasysh pagën e tij dhe shumën e huazimit dhe duhet të shtojnë kaq që huazimi i tij të zgjat deri në qershorin e vitit 2024.

Presidenti i klubit, Steven Zhang dhe trajneri Simone Inzaghi janë duke bërë vlerësimit e tyre, duke e ditur që ata nuk e kanë opsionin që të bëjnë lëvizje përfundimtare për Lukakun në verë.

29 vjeçari nuk është në planet e Chelsea dhe dëshiron që të mbetet në Inter edhe pas këtij sezoni, por Zikaltërit presin më shumë prej tij në pjesën e dytë të kampionatit të tyre dhe në Ligën e Kampionëve. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...