Dy klubet e mëdha angleze kontaktojnë Balden

PUBLIKUAR

Alejandro Balde vlerësohet të jetë një nga talentet më të mëdhenj te Barcelona.

19-vjeçari është i rregullt formacionin bazë të Xavit, teksa ishte i ftuar edhe nga Spanja për në Kupën e Botës “Katar 2022”, transmeton Gazeta Express.

Barcelona ka një plan për rinovimin e kontratës së Baldes, e cila skadon në verën e vitit 2024, teksa besohet se atij i është ofruar një kontratë e re deri në vitin 2027.

Megjithatë, ka komplikime që lidhen me procesin shkaku i problemeve financiare të Barçës. Kufiri i pagave i vendosur nga La Liga do të thotë që çdo kontratë e re nuk do të jetë aktive para përfundimit të sezonit aktual.

Dhe, sipas “SPORT”, kjo situatë nuk po i pëlqen Baldes dhe ai thuhet se e ka lënë të hapur mundësinë për t’u larguar.

Mediumi spanjoll ka raportuar se Newcastle United dhe Arsenali kanë kontaktuar me përfaqësuesit e spanjollit, për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm.

Mirëpo, Barcelona thuhet se nuk është plotësisht e gatshme ta shesë të riun dhe do të refuzojë çdo ofertë që vjen. Katalunasit janë të vendosur që Balde të nënshkruajë një marrëveshje të re sa më shpejt të jetë e mundur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...