Man United arrin marrëveshje me Al-Nassr për huazimin e Aboubakar

PUBLIKUAR

Manchester United raportohet se ka arritur marrëveshje me Al-Nassr për huazimin e Vincent Aboubakar.

Klubi anglez u vu në kërkim të një sulmuesi pasi shkëputi kontratën me Cristiano Ronaldon, i cili ditë më parë iu bashkua klubit nga Arabia Saudite, transmeton Gazeta Express.

Aboubakar është pjesë e Al-Nassr nga vera e vitit të kaluar. Deri më tani, ai ka shënuar 13 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 4 gola në 12 ndeshje deri më tani këtë sezon.

Man United së fundmi shprehi interesim për reprezentuesin e Kamerunit, pasi klubi saudit u shpreh i gatshëm për ta lejuar lojtarin të largohet në formë huazimi.

Al-Nassr e ka tejkaluar kufirin për lojtarët jo-vendas në skuadrën e tyre të parë pas nënshkrimit me Ronaldon. Tani, klubi nuk po mund ta regjistrojë 37-vjeçarin derisa një nga shtatë lojtarët e huaj të mbetur të largohen.

Dhe, sipas mediumit nga Arabia Saudite, “OKAZ”, “Djajtë e Kuq” dhe Fenerbahce kanë një marrëveshje për të marrë Aboubakarin në huazim, por 30-vjeçari besohet se preferon të transferohet në “Old Trafford”.

Kalimi i mundshëm i Vincent Aboubakar te Manchester Unitedi, jo vetëm që do të forconte skuadrën e Erik ten Hag në sulm, por gjithashtu do të mundësonte që Ronaldo të regjistrohej zyrtarisht nga Al-Nassr. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...