Man Utd eliminon Evertonin, kalon në 1/16 e FA Cup

PUBLIKUAR

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Evertonit, në kuadër të 1/32 së finales së FA Cup.

Antony kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi qysh në minutën e katërt të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

10 minuta më pas, Coady arriti të barazonte rezultatin për ta çuar ndeshjen me barazim në pushimin mes pjesëve.

Në minutën e 52-të, pikërisht Coady shënoi autogol, për t’i dhënë epërsinë Manchester Unitedit.

Evertoni arriti të shënonte sërish nëpërmjet Calvert-Leëin, por goli u anulua pas shikimit në VAR për pozicion jashtë loje.

Krejt në fund të ndeshjes, Manchester United e shënoi edhe golin e tretë, kur Rashford e shndërroi në gol penalltinë.

Kësisoj, “Djajtë e Kuq” kualifikohen në fazën e 1/16 së finales së Kupës FA, kurse rrugëtimi i Evertonit në këtë kompeticion merr fund sonte.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...