Rita Ora guxon me paraqitjen e fundit, shfaqet atraktive në fustanin provokues me prerje të shumta

PUBLIKUAR

Rita Ora rrezikoi me paraqitjen e saj të fundit duke veshur një fustan të zi shumë të guximshëm.

32-vjeçarja këto ditë ka treguar një sërë veshjesh mahnitëse në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, shkruan The Sun.

Por padyshim më e guximshmja ishte ajo me fustanin e zi me prerje të shumta, i cili nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe shfaqte një dizajn të kryqëzuar poshtë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Duke i ndarë këto fotografi me ndjekësit e saj në Instagram, Rita shkroi: “Java ime e parë e vitit 2023 (pjesa 1 ) duke dëgjuar këngën time të re çdo ditë! Mezi pres që të gjithë ta dëgjoni”.

Si gjithmonë fansat e Ritës, u tunduan nga fotografitë e saj provokuese.

Njëri shkroi: “Rita i dua veshjet e tua”, gjersa një tjetër komentoi: “Thjesht mahnitëse”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” këto ditë u lajmërua në rrjetin social Instagram për të falënderuar fansat e saj për mbështetjen e tyre në vitin 2022 teksa njoftonte publikimin e një albumi të ri.

Këngëtarja tha se po kalonte “në kapitullin tjetër” – duke bërë kështu të ditur se është gati për albumin e tretë në karrierën e saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita publikoi albumin e saj debutues në vitin 2012, dhe të dytin, me titull “Phoenix”, në vitin 2018.

Që atëherë ajo ka publikuar një mini-album (EP) dhe disa këngë e bashkëpunime, por fansat kanë pritur për një album të tretë. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...