Ronaldo: Askush s’e di se sa klube më kërkuan para se t’i bashkohesha Al-Nassr

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo zbulon se klubet nga mbarë bota u munduan ta transferonin atë, përfshirë këtu edhe klubet nga Evropa, para se ta transferonte Al-Nassr.

Ylli portugez e bëri një zgjedhje të papritur, por që do të paguhet mjaft mirë, rreth 200 milionë euro në vit.

Dhe, kjo duket se është arsyeja se përse “CR7” vendosi t’i bashkohej ekipit nga Arabia Saudite, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, pesë herë fituesi i Topit të Artë insiston se kishte edhe oferta të tjera, por që në fund e bëri zgjedhjen e duhur.

“Askush nuk e di, por unë mund të them se kisha shumë mundësi për të luajtur në Evropë. Më kërkuan edhe disa klube në Brazil, në Australi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Portugali, shumë klube më deshën”, deklaroi Ronaldo.

“Sidoqoftë, unë e zgjodha këtë klub për mundësinë që ta zhvillojmë jo vetëm klubin, por edhe këtë vend të jashtëzakonshëm. E di se çka dua dhe çka s’dua po ashtu”, vazhdoi ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...