Zbulohet klauzola që ka Xhaka me Gladbachun

PUBLIKUAR

Granit Xhaka është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach në Ligën e Kampionëve dhe në Bundesliga.

Prishtinasi është bërë cak i shumë skuadrave të njohura evropiane mes tyre Manchester City, Liverpool, Arsenal, Inter, Atletico Madrid dhe Bayern Munich.

Menaxheri i përgjithshëm i Gladbachut, Max Eberl ka treguar se Gladbachu nuk ka marrë vetëm një ofertë për të por më shumë.

“Ne kemi pasur disa oferta për Xhakën këtë vit por kemi vendosur që ta mbajmë edhe më tej në skuadër”.

“Ka shumë klube të interesuara por në fund të sezonit do të vendosim për gjënë më të mirë”, ka thënë Eberl për ‘Bild’, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë është zbuluar edhe klauzola e kosovarit me skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach.

Në rast se ai qëndron deri në vitin 2017 në Gladbach, ai mund të largohet për një shumë prej 30 milionë euro.

Por në rast të një largimi tani në vitin 2016, skuadrat që e duan do të duhet të paguajnë mbi 40 milionë euro.

Ndërkohë sipas medieve gjermane dhe atyre angleze Manchester City tani më ka ofruar 50 milionë euro për kosovarin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...