Benzema ia siguron Real Madridit pikët e plota

PUBLIKUAR

Real Madridi ka dyfishuar epërsinë ndaj Valladolidit.

Karim Benzema ka shënuar në minutën e 89-të për rezultatin 0:2, shkruan Gazeta Express.

Real Madridi është rikthyer me fitore në La Liga, duke vazhduar kështu garën e ngushtë me Barcelonën për pozitën e parë në tabelë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi sonte në udhëtim kundër Real Valladolidit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Jose Zorrilla” përfundoi me rezultatin 0:2.

Të dy golat e fitores për kampionët në fuqi të Spanjës u shënuan nga Karim Benzema.

Sulmuesi francez fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 83-të, teksa fitoren e vulosi me golin e dytë pas gjashtë minutash (89′).

Vlen të theksohet se vendasit luajtën më një futbollist më pak nga minuta e 82-të, pas përjashtimit me karton të kuq Sergio Leon.

Real Madridi pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe është lider në tabelë, me një pikë më shumë se Barcelona. Skuadra e drejtuar nga Xavi ndeshjen e kësaj jave e zhvillon nesër, kundër Espanyolit.

Real Valladolidi ndodhet në pozitën e 15-të me 17 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...