Konfirmohet nga Xavi, ky futbollist do të jetë zëvendësuesi i Piques në rolin e kapitenit të katërt

PUBLIKUAR

Marc-Andre Ter Stegen do të jetë kapiteni i katërt te Barcelona, pas largimit nga futbolli të Gerard Piques, i cili vendosi të pensionohet.

Spanjolli ishte një nga kapitenët e Barcelonës, që zakonisht ka nga katër sosh të caktuar, transmeton Gazeta Express.

Sergio Busquets është kapiteni i parë, teksa Sergi Roberto dhe Jordi Alba janë dy të tjerët.

Xavi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Espanyolit, njoftoi se portieri Marc-Andre Ter Stegen do të bëhet kapiteni i katërt në klub.

“Kapiteni i katërt do të jetë Ter Stegen. Tashmë është vendosur. Është vendimi më i mirë për përvojën dhe epërsinë në dhomën e zhveshjes”, tha spanjolli.

Reprezentuesi gjerman iu bashkua klubit në vitin 2014 nga Borussia Monchengladbach, derisa është i padiskutueshëm në formacionin bazë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...