Argjentinasit po “çmenden” pas Messit: 44% të qytetarëve e duan atë për president të vendit

PUBLIKUAR

as triumfit në Botërorin e Katarit, Argjentina është bërë komplet e “çmendur” pas Leo Messit.

Nëse deri tash populli e donte “pleshtin” si lojtar, tash është i gatshëm t’ia japë atij edhe udhëheqjen e vendit.

Sipas një sondazhi të bërë nga mediumi “RMC Sport”, 44% të të intervistuarve kanë thënë se janë të gatshëm ta votojnë yllin e Paris Saint-Germainit si president të shtetit të tyre, përcjell “Gazeta Express”.

38% janë shprehur kundër, kurse 18% kanë thënë “mund të jetë”.

Pas Kupës së Botës, argjentinasit janë duke e demonstruar dashurinë për 35 vjeçarin në mënyra të ndryshme.

Së fundmi, për shembull, Universiteti i Katarit ka vendosur që dhoma numër B201, ku ishte akomoduar Lionel Messi gjatë Botërorit, do të bëhet një lloj muzeu miniaturë.

Është një ide e lezetshme, e cila sigurisht që është më e realizueshme në krahasim me atë që Messi të bëhet president i Argjentinës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...