Haradinaj dënon sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri: Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmet e gazetarëve nga serbët në veri.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë!

“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it”, tha ai.

Haradinaj ka kërkuar nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në mënyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet.

“Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, shkroi Haradinaj.

Sulmin ndaj gazetarëve, të hënën e ka dënuar edhe Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...