Pasi mbeti sërish lojtar i lirë, Isco lidhet me një transferim në MLS

PUBLIKUAR

Isco mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit amerikan, MLS.

Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar se për ish-mesfushorin e Real Madridit interesim ka shfaqur LA Galaxy, transmeton Gazeta Express.

Isco ka mbetur lojtar i lirë pasi ditë më parë shkëputi kontratën me Sevillan.

Mesfushori spanjoll kaloi si lojtar i lirë në Andaluzi nga Real Madridi në verën e këtij viti, por nuk ia doli të qëndronte më shumë se katër muaj.

30-vjeçari tani sërish pritet t’i bashkohet një skuadre si lojtar i lirë, teksa LA Galaxy shihet si destinacioni më i mundshëm.

Për Iscon thuhet se interesim kanë shfaqur edhe disa klube evropiane, në veçanti ato nga Premierliga. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...