Një 22-vjeçar gjendet pa shenja jete në Malishevë, Policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 08:50 në fshatin Mirushë të Malishevës, një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Ai tha se me të marrë informatën, Policia bashkë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Sot rreth orës 08:50 Policia është njoftuar për një person pa shenja jete në fshatin Mirushë të Malishevës. Me të marrë informacionet, njësia e policisë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes””, tha Elezaj për Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...