KFOR: Ka pasur gjuajtje me armë afër një patrulle në Zubin Potok, s’ka të lënduar

PUBLIKUAR

KFOR’i ka konfirmuar se të dielën mbrëmë një patrullë e KFOR’it derisa ishte në detyrë në Zubin Potok ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të tyre.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zyra e KFOR’it për media ka treguar se të lënduar nga ky rast nuk ka.

“Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Nuk dihet se KFOR’i i cili shtet ka qenë.

Po ashtu pikërisht sonte mediat pro-regjimit të Vuçiqit kanë propaganduar që “ka përleshje në Zubin Potok mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë”. /Express

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...