Kur do të rikthehet Messi te PSG-ja?

PUBLIKUAR

Lionel Messi nuk pritet që të rikthehet te Paris Saint-Germaini këtë vit.

Sipas “L’Equipe”, argjentinasin do të mund ta shohim përsëri në aksion vitin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Krerët e klubit të PSG-së thuhet se i kanë thënë Messit që të pushojë më shumë, kështu që ai mund të qëndrojë ende në Argjentinë.

35-vjeçari, që triumfoi me Argjentinën në Kupën e Botës “Katar 2022”, ndodhet ende në vendlindje.

Nuk ka ndonjë të datë të caktuar për rikthimin e Messit në Paris, por besohet se rikthimi i tij do të bëhet në janar.

Sipas mediumit francez, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” më shumë gjasë do të kthehet për ndeshjen e PSG-së kundër Angers, më 11 janar.

Kësisoj, Messi pritet të mungojë në dy ndeshjet e parisienëve në kampionat; kundër Strasbourg (28 dhjetor), Lens (1 janar), si dhe kundër Chateauroux (6 janar) në Kupën e Francës. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...