Mattheus Cunha zyrtarizohet te klubi anglez

PUBLIKUAR

Wolvesi ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes për huazimin e Mattheus Cunha.

Sulmuesi brazilian do të jetë në dispozicion të Julen Lopeteguit nga 1 janari i vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Marrëveshja është për huazimin e Cunhas deri në përfundim të sezonit, por ekziston edhe opsioni i blerjes.

Në klauzola aktivizohet në verë, atëherë 23-vjeçari do të jetë i Wolvesit deri në vitin 2027.

“Reprezentuesi i Brazilit ka fluturuar për në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka kompletuar kontrollimet mjekësore këtë javë, duke finalizuar huazimin që do të bëhet transferim i përhershëm deri në vitin 2027, nëse klauzola të caktuara aktivizohen”, thuhet në njoftimin e klubit nga Premierliga.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...