Brazili në kërkim të një trajneri nga Evropa, Zidane në listë me treshen e njohur

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane është ndër emrat që mund marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, pas largimit të Tites.

Federata e Futbollit e Brazilit thuhet se po synon të zëvendësojë Titen me një trajner evropian, transmeton Gazeta Express.

Mauricio Pochettino, Thomas Tuchel e Rafael Benitez shihen si kandidatë të mundshëm. Carlo Ancelotti ka qenë i lidhur, por italiani nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid para përfundimit të kontratës së tij, në vitin 2024.

Sipas “L’Equipe”, tani në listën e Brazilit është edhe Zidane, i cili është pa skuadër që prej largimit nga “Los Blancos” vitin e kaluar.

Pavarësisht se është i lidhur fort me pozitën e trajnerit te Kombëtarja e Francës, “Zizou” nuk pritet të marrë drejtimin e vendit të tij pasi Didier Deschamps do të vazhdojë me “Gjelat”.

Tani, sipas mediumit francez, mbetet për t’u parë nëse Zidane do të jetë i gatshëm të drejtojë Brazilin.

Emri i 50-vjeçari së fundi është lidhur edhe me Juventusin, klubi të cilin ka qenë dikur si lojtar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...