Përveç Ronaldos, Al-Nassr interesohet edhe për yllin e Chelseat

PUBLIKUAR

Përveç Cristiano Ronaldos, për të cilin gjërat po ecin mirë, klubi Al Nassr është shumë i interesuar për situatën e N’Golo Kante, i cili do të jetë i lirë në fund të sezonit aktual me Chelsean.

Chelsea po mendon gjithashtu se cila do të jetë e ardhmja e francezit, në fund të kontratës qershorin e ardhshëm, marrë parasysh lëndimet e shumta, transmeton Gazeta Express.

Kante mungon që prej 14 gushtit. Mesfushorit 31-vjeçar i vjen fundi i kontratës qershorin e ardhshëm. Prandaj ai do të jetë i lirë të diskutojë dhe të angazhohet me klubin e zgjedhur nga janari, për sezonin e ardhshëm.

FC Barcelona është shpallur mes kërkuesve, por kufizimet financiare nuk funksionojnë në favor të klubit katalanas.

Sipas informacioneve të FootMercato pranë bordit të Al Nassr, edhe klubi saudit, për të cilin dëgjoni shumë për momentin, është gjithashtu shumë i interesuar për të rekrutuar francezin si futbollist i lirë.

Klubi saudit aktualisht po bën gjithçka për të marrë Cristiano Ronaldon, me të cilin është planifikuar një takim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...