Getinjo iu premton banorëve: Nëse e fitoj Big Brother VIP Kosova, 50 mijë euro i ndaj me ju

PUBLIKUAR

Reperi i njohur Getinjo, është një prej banorëve më të komentuar të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Ai ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të përplasjes me konkurrenten Vivien Thano, me të cilën ka krijuar edhe një lidhje brenda shtëpisë.

E teksa i kanë qetësuar gjrkat mes tyre, Getinjo ditën tjetër ka qenë tejet më i relaksuar dhe i qetë me banorët.

Madje në një moment, gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë, reperi ferizajas u ka thënë atyre se po u shpall fitues i këtij edicionit të Big Brother VIP Kosova, do t’ua japë një pjesë të shpërblimit atyre.

“Po e them publikisht rastësisht nëse [sepse s’kam tentim] fitoj, 50 mijë euro i ndaj me juve, ku të doni shkojmë”, ka deklaruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Përndryshe, shpërblimi i premtuar për banorin fitues të Big Brother VIP Kosova është plot 200 mijë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...