Ambasadori i Kosovës në Gjermani i reagon Beogradit pasi Vuçiq sulmoi Rohden

PUBLIKUAR

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka reaguar ndaj sulmeve që i janë bërë ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde nga Beogradi për shkak të qëndrimit të diplomatit gjerman rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave ushtarake në Kosovë.

Ajeti ka thënë se sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd kundër ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme.

Diplomati kosovar thotë se sulmet e tilla ndaj Rohde kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë.

Ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic e ka quajtur ambasadorin gjerman Rohde si anti-serb për shkak se kreu i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka shprehur qëndrimin e tij kundër kërkesës së Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë./Express/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...