Petkoviq: Serbët respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in por s’është punë e tyre heqja e barrikadave

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se serbët në veri të Kosovës e respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in por sipas tij nuk është detyrë e tyre që të largojnë barrikadat, shkruan N1, transmeton Express.

“Ne nuk kemi asgjë kundër që ata të jenë në veri të Kosovës ata duhet të jenë atje dhe të mbrojnë popullin serb. Ata nuk janë aty për të hequr barrikadat dhe deklarata e komandantit të KFOR-it është e mirë se çështja duhet të zgjidhet me dialog, asgjë me dhunë, asgjë si ajo që po kërcënon Albin Kurti”, ka thënë Petkoviq në Pink Tv.

Teksa ka folur për paralajmërimet e Kosovës për heqje të barrikadave, Petkoviq ka thënë se nëse ndodh ndonjë incident atëherë situata mund të eskalojë edhe më shumë.

“Një pikë gjaku i derdhur mund të na çojë në një spirale dhune dhe sigurisht që nuk kemi nevojë për këtë”, ka thënë Petkoviq./Express/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...