Zyrtare: Claudio Ranieri rikthehet sërish në Itali, merr drejtimin e skuadrës nga Serie B

PUBLIKUAR

Pas 31 vitesh, Claudio Ranieri është rikthyer sërish për të drejtuar Cagliarin.

Klubi italian ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për marrëveshjen e arritur me 71-vjeçarin, shkruan Gazeta Express.

Ranieri do të marrë drejtimin e Cagliarit nga 1 janari i vitit 2023, teksa ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Skuadra nga Sardenja bën gara në Serie B. Pas 18 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e 14-të me 22 pikë të grumbulluara.

Italiani ka një karrierë të bujshme si trajner. Përveç Cagliarit, ai në Itali ka drejtuar edhe Romën, Interin, Juventusin, Napolin, Parman, Fiorentinan e Sampdorian.

Ranieri ka zhvilluar karrierën edhe në Angli, ku ka drejtuar Watfordin, Fulhamin, Chelsean e Leicester Cityn.

Në Spanjë ka punuar me Atletico Madridin dhe Valencian, në Francë me Monacon e Nantes, teksa për një kohë të shkurtër ka drejtuar edhe Përfaqësuesen e Greqisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...