Era Istrefit i refuzohet viza për në Amerikë, humb koncertin në New York

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ishte paraparë të këndonte në një koncert për mbrëmjen e Krishtlindjeve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo për fat të keq ajo nuk do të jetë për kohë për koncertin e festës, për shkak të refuzimit të vizës

Nëpërmjet një fotografie të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “Live it Up” i ka njoftuar fansat e saj për mungesën e saj në këtë koncert, duke kërkuar paraprakisht falje.

“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar Era në InstaStory.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Këngëtarja Istrefi përndryshe ka pasur një vit mjaft të suksesshëm në tregun vendor të muzikës.

Ajo ka publikuar një sërë projektesh muzikore solo dhe disa bashkëpunime, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...