Qeveria e Kosovës ndan 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në mbledhjen e 115-të të qeverisë janë ndarë 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës.

Kurti gjithashtu bëri të ditur se është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave, përcjell Klankosova.tv.

“Ndamë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”.

“Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë”, thuhet tutje në postimin e Kurtit.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...