Arrestohet një 33-vjeçar nga Ferizaj pasi sulmoi bashkëshorten, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar një  33-vjeçar nga Ferizaj me inicialet F.T, pasi kishte sulmuar bashkëshorten e tij, raporton Express.

Sipas Policisë, deri te rasti ka ardhur “shkak i një mosmarrëveshje në familje”.

“Me datën 22.12.2022 rreth orës 19:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.T (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar bashkëshorten e tij T.Z ( F/K) e moshës 27 vjeçare”, ka njoftuar Policia.

I dyshuiari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe Sulmi “, thuhet tutje në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...