Elsa Lila fiton Festivalin e RTSh-së, Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e sotme (e enjte) është mbajtur nata finale e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Eventi madhështor, i zhvilluar në Kongresin e Pallateve në Tiranë, solli përplot emocione e këngë të bukura përgjatë katër netëve.

Reklama

Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, çmimin e parë nga votat e jurisë apo fituese e këtij Festivali është Elsa Lila, në vend të dytë po ashtu u rendit Albina Kelmendi dhe në vend të tretë 2Farm me këngën “Atomike”.

Foto: YouTube

Familja Kelmendi u zgjodhën fitues me “Duje” pas tre netësh konkurrimi mes 26 krijimesh të përzgjedhura për Fest 61

Të njëjtit pritet ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, që do të mbahet në Liverpool, përkundër se Ukraina fituan Eurovisionin e këtij viti.

Foto: Screenshot/YouTube

“Do të ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Albina mes emocionesh.

Kjo ishte hera e parë në të cilën publiku zgjodhi fituesin për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...