Spektakël në “Etihad”, Man City eliminon Liverpoolin nga Carabao Cup

PUBLIKUAR

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

“Citizens” triumfuan 3:2 në kuadër të 1/8 së finales së Carabao Cup, duke eliminuar “Të Kuqtë” nga kjo garë.

Erling Haaland hapi festivalin e golave në minutën e 10-të të ndeshjes, pas asistimit të De Bruynes, shkruan Gazeta Express.

Rezultati u barazua në minutën e 20-të kur Fabio Carvalho realizoi.

Me rezultatin 1:1 u mbyll edhe pjesa e dytë, e cila ishte shumë intenzive.

E edhe më intenzive dhe më e zjarrtë u tregua pjesa e dytë e ndeshjes, ku u realizuan edhe tre gola tjerë.

Fillimisht Mahrez shënoi për vendasit për 2:1 në minutën e 47-të të ndeshjes, pas asistit të Rodrit.

Por, vetëm një minutë më pas, Salah barazoi rezultatin duke ia ndalur në gjysmë festën vendasve.

Në minutën e 58-të, Nathan Ake shënoi bukur me kokë, pas asistimit maestral të De Bruynes për epilogun e këtij takimi.

Kështu, Manchester City përparon tutje në çerekfinale të Carabao Cup, kurse rrugëtimi i Liverpoolit ndalet në të tetën e finales. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...