Calhanoglu: Pa futboll do të isha bërë polic, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Hakan Calhanoglu e ka dhënë një intervistë të gjatë në mediumin italian “Corriere della Sera”, ku ka folur për synimet që i ka në karrierë dhe për të kaluarën e tij.

“Jeta ime nëse nuk do të bëhesha futbollist? Më ka pëlqyer gjithmonë muzika, por mendoj se do të bëhesha polic: përballen me situata të vështira, i ndihmojnë të tjerët, e bëjnë një punë të mirë. Futbolli erdhi vetvetiu, kur e kuptova që kam talent. Ndërkohë, kam bërë sakrifica dhe kam hasur në vështirësi”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi turk.

Ai zbulon se gjithmonë i ka pëlqyer motorët Harley-Davidson, shkruan “Gazeta Express”.

“Natyrisht, por sapo kam arritur në Inter, drejtori sportiv Piero Ausilio më ka thënë: ‘Nuk dua të të shoh më kurrë në motor’. Jam i dashuruar në Harley tim, por nuk e përdor, është i parkuar në garazhë”, vazhdoi ish-futbollisti i Milanit, për të cilin klub thotë se ka respekt dhe se e ka uruar kur e ka fituar titullin e kampionit.

Ndërkohë, me Interin ka synime të mëdha.

Madje, nuk e fsheh as dëshirën për ta fituar Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

“Ta fitoj Ligën e Kampionëve është njëra prej ëndrrave të mia, këtë vit besoj në këtë. Nuk e di pse, por e kam një ndjenjë speciale që do ta fitojmë Championsin. E kaluam një grup të vështirë, u rikthyem fuqishëm pas humbjes nga Bayerni dhe e demonstruam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, përfundoi Calhanoglu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...