37-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik dyshohet se u vetëvra

PUBLIKUAR

Një 37-vjeçar me inicialet Z.S, është gjetur pa shenja jete brenda një veture të martën mbrëma në Kaçanik.

Policia në raportin e 24 orëve të fundit ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si vetëvrasje.

“VETËVRASJE – Kaçanik 20.12.2022 – 16:25. Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ekipi i emergjencës. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...