Teoria kontroverse e politologut amerikan: Pse është dashur të zhbëhet Jugosllavia si shtet?

PUBLIKUAR

Politologu amerikan Phil Butler ka dhënë një teori intriguese në lidhje me shpërbërjen e Jugosllavisë.

Butler thotë se Jugosllavia ishte e madhe dhe e fuqishme në sytë e vendeve perëndimore, për çka paraqiste kërcënim!

“Imagjinojeni Evropën sot, me Jugosllavinë si një nga lojtarët kyç!? Unë mundem. Jugosllavia ishte një nga eksperimentet më të mira kulturore dhe njerëzore në histori. E themeluar në territoret e konfliktit të Perandorisë Austro-Hungareze dhe Perandorisë Osmane, Jugosllavia ndërlidhi kulturat dhe asimiloi njerëzit në mënyra të papara që nga Aleksandri i Madh”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Politologu gjithashtu pohon se shteti u shemb nën presionin e NATO-s dhe fuqive perëndimore që nuk kishin asnjë interes të kenë në afërsi një vend të tillë të madh dhe të pavarur. Butler madje beson se në Jugosllavi në mes të viteve ’60 dhe ’80 të shekullit të kaluar mbretëroi prosperiteti dhe zhvillimi që rezultoi në një sistem të mirë shëndetësor, arsim falas, punë dhe standard përgjithësisht të mirë të jetesës.

Ai pretendon se ishte prosperiteti ekonomik dhe pavarësia ideologjike arsyeja kryesore pse fuqitë perëndimore kanë vendosur t’i japin fund Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.

“Shtetit nuk i lejohej për të konkurruar me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe për shkak se në Londër dhe Luksemburg bankierët, nuk mund të shtrydhnin miliardat nga regjimi socialist. Jugosllavia kishte për të vdekur, ndërsa Bushi, Reagani dhe Clintoni kanë ndihmuar që të ndodhte kjo”, thotë Butler, duke shtuar se një parim i ngjashëm përdoret në Libi dhe Irak.

“A ia doli plani i NATO-s?”, pyet ai. “Sigurisht që po”, përgjigjet Butler duke krahasuar gjendjen aktuale në ekonominë botërore të vendeve që dolën pas shpërbërjes së Jugosllavisë, me atë të cilën para shkatërrimit e kishte shteti i përbashkët i Jugosllavisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...