Telashe të reja për Francën, Giroud në dyshim për finalen kundër Argjentinës

PUBLIKUAR

Olivier Giroud rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Franca në finale do të përballet me Argjentinën. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, shkruan Gazeta Express.

Sipas “L’Equipe”, Giroud është në dyshim për t’u paraqitur nesër pasi pësoi goditje në gju në stërvitje.

Mungesa eventuale e tij padyshim se do të ishte e madhe për “Gjelat”, pasi sulmuesi i Milanit ka shënuar katër gola deri më tani.

Kujtojmë se ekipi francez u godit ditëve të fundit edhe nga një grip, që la jashtë disa futbollistët në ndeshjet paraprake.

Finalja e madhe do të zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Lusail Iconic”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...