Kroacia përsërit suksesin, mposht Marokun në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Kroacia e ka përsëritur suksesin e Kupës së Botës në vitin 1998.

Kombëtarja kroate ka arritur që të sigurojë vendin e tretë në Kupën e Botës të këtij viti në Katar, shkruan Gazeta Express.

Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic triumfuan sot kundër Marokut.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Khalifa International” përfundoi me rezultatin 2:1. Të tre golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë.

Josko Gvardiol (7’) dhe Mislav Orsic (42’) ishin autorët e golave të fitores për kroatët.

Kurse, Achraf Dari (9’) e shënoi golin e vetëm për marokenët.

Kombëtarja e Kroacisë me këtë triumf siguroi edhe stolisjen me medalje të bronztë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...