Getinjo për momentet intime me Vivien: Ishte puthje me ndjenja, nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme

PUBLIKUAR

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo është kthyer në një prej banorëve më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Prej ditësh ai ka nisur një afërsi me banoren tjetër, Vivien dhe dyshja tashmë kanë shkëmbyer puthjen e parë madje edhe po ndajnë të njëjtin shtrat.

Ndërsa, në spektaklin e sontëshm atyre iu transmetuan pikërisht pamjet ku ata shihen në momente intime me njëri-tjetrit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Të pyetur për këtë, Getinjo tha se nuk i vije turp dhe nuk e ka kompleks të tregojë atë që ndjenë.

“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë po e ndjemë po e bëjmë. Kur jam nisur e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi, qetësia më pëlqen te ajo. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi mi ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë që bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, tha Getinjo.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndërkohë, Vivien tha se nuk do të nxitojnë dhe do të shohin se ku do t’i dërgojë ky raport i tyre.

“Nuk dua të nxitojmë, shpresoj që të transmetojmë diçka të mirë që njerëzit të japin dhe të marrin dashuri dhe shpresojmë që edhe jashtë e kemi transmetuar”, tha Vivien.

Më pas Getinjo dhe Vivien i njoftuan se ‘dhoma e sekreteve’ do të iu dedikohet atyre ku do të kenë një shtrat dhe një xhakuzi për të shijuar natën vetëm ata të dy. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...