Pesë mungesa në stërvitjen e Francës dy ditë para finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës

PUBLIKUAR

Franca është tashmë në finalen e Kupës së Botës, por para ndeshjes kundër Argjentinës të dielën ata do të duhet të kapërcejnë një pengesë të fundit.

Problemet e virusit që kanë pllakosur skuadrën prej disa kohësh nuk po tregojnë asnjë shenjë zhdukjeje, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht ishte Marcus Thuram, ndërsa ishte ende në fazën e grupeve, më pas Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano, të cilët janë me skuadrën në stërvitje këtë të premte, por tani dy qendërmbrojtësit, Raphael Varane dhe Ibrahima Konate janë me grip.

Kingsley Coman, i cili nuk ishte në gjendje të luante kundër Marokut të mërkurën, gjithashtu mungoi të premten në stërvitje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...